INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora e bukur edhe me veshje sportive [FOTO]

Rita Ora e bukur edhe me veshje sportive [FOTO]

Publikuar më: 21:26 25-05-2016

Ajo ishte e dhënë pas eventeve në tapetin e kuq ditët e fundit me fustanet e gjatë magjepsës deri të këmbët. Ndërkohë, të martën Rita Ora është paraqitur me veshje të thjeshtë teksa shkonte në aeroportin LAX. Këngëtarja 24 vjeçarje e “RIP” ishte veshur për udhëtim, me pantallona xhins sportive një bluzë të bardhë me kapuç, atlete të bardha dhe një kapele bejsbolli. Këngëtarja e “Body On Me” përsëri i kishte flokët bjonde platin me pak onde deri te supi dhe kishte vendosur vetëm pak shkëlqyes buzësh.

Pak javë më parë Rita dukej tmerrësisht bukur në Met Gala me një fustan të mbuluar me pupla që tregonte shumë pjesë të trupit të saj. 

Fansat në rrjetet sociale kanë akuzuar 25-vjeçaren me origjinë shqiptare se ka shkaktuar probleme mes Beyonce dhe Jay Z. Rita mesa duket e ka hedhur pas shpine këtë situatë dramatike të para disa muajve teksa u morr me një publicitet të albumit të fundit “Lemonade” të Beyonce.

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717