INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja përse i preu flokët Harry Styles!

Ja përse i preu flokët Harry Styles!

Publikuar më: 20:52 25-05-2016

Dunkirk është një nga filmat që ka pritshmëritë më të mëdha për faktin se regjisori i filmit Chrstopher Nolan ka bashkuar një kast aktorësh të mrekullueshëm, si Tom Hardy, Cillian Murphy, Kenneth Branagh, dhe Harry Styles, këngëtarin e One Direction, që tashmë është bërë pjësë e botës së kinematografisë.

Ky film që pritet të dalë në korrik të 2017-ës flet për evakuimin e 338.000 trupave aleate nga Dunkirk , gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo gjatë xhirimeve të tij, vëmendja kryesore ishte te ylli 22 vjeçar, Harry Styles, ku fansat e tij e panë atë me modelin e ri te flokëve që i shkonin shumë. Fotografitë e tij, në Francë, u shfaqën në Website të ndryshme, dhe e tregojnë këngëtarin shumë bukur, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një shenjë të gjakosur në dorë. Menjëherë filluan komentet e fansave, ku disa prej tyre shkruanin që donin ta shikonin në Oscar 2018, ndërsa një tjetër shkruajti, që nuk ishte shumë fanse e filmave me luftë, por për Harryn duhet ta shikoj. Ia vlen të presim për këtë film, pasi i dimë aftësitë e Christopher Nolan, regjisorit të filmit Batman, por mbi të gjitha jemi kuriozë të shikojmë debutimin e Harryt në botën e filmit.  

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387