INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita dhe Vera Ora: Më e mirë e ëma apo e bija?

Rita dhe Vera Ora: Më e mirë e ëma apo e bija?

Publikuar më: 11:27 04-05-2016

Bëmë mama të të ngjaj!

Rita dhe Vera Sahatciu Ora, nënë e bijë janë shfaqur të dyja si reflektim bukurie në tapetin e kuq të filmimit special të VH1 Tv. Më parë artistja 25 vjeçare e kishte konsideruar mamanë e saj si “mbështetjen më të madhe në planet”, ndërsa sot sajtet e huaja i ciësojnë të dyja ato si frymëzim. Më shumë se mamaja e Ritës, Vera dukej si motra e madhe e saj ndërkohë që u shfaq rrezatuese e veshur e gjitha me të bardha. Krah saj, ylli i hitit “Body On Me” zgjodhi një pamje të kundërt, e gjitha në të zeza me të çarën anash këmbës provokuese, por që çuditërisht për të linte vend edhe për imagjinatën. Veshje të ndryshme, por një bukuri gati identike, me Ritën që duket se ka marrë gjithçka nga mamaja e saj: bukurinë ekzotike, pamjen gjithmonë seksi dhe buzëqeshjen e madhe rrëzëllitëse. Kështu si duken gjasat, Rita mund të qëndrojë e qetë për një pamje gjithmonë tërheqëse pavarësisht kalimit të viteve.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268