INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish Bieber: E filmojnë të turpëruar, u thyen celularin!

Sërish Bieber: E filmojnë të turpëruar, u thyen celularin!

Publikuar më: 10:52 04-05-2016

Justin Bieber dhe telashet, një dyshe që nuk qëndron dot pa njëri-tjetrin.

Artisti kanadez është filmuar nga një person gjatë një momenti të sikletshëm kur dështoi në një sfidë me birra. Rezultati? Ia mori celularin personit filmues dhe e bëri copë copë.  Në këtë mënyrë ai përfundoi në gjyq për 100 mijë dollarë pasi materialet e humbura në celularin e viktimës nuk mund të rekuperohen më. Sipas padisë, personi në fjalë, Robert Morgan, kishte mbi 5 mijë foto dhe video pasi rastis që të ketë një diplomë në fotografi, duke e rënduar kështu peshën e një celulari të thjeshtë.  Incidenti ka ndodhur në Texas gjatë muajit të kaluar, në të njëjtën festë ku ndodhi dhe zënka me reperin Malone, të cilit i fiku një cigare në krah. Dhe duket se Justin nuk është mjaftuar thjesht duke shkaktuar pak dhimbje fizike...

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828