INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Mick Jagger te Paul McCartney, legjendat mblidhen bashkë!

Nga Mick Jagger te Paul McCartney, legjendat mblidhen bashkë!

Publikuar më: 10:39 04-05-2016

Çfarë i bën bashkë legjendat e muzikës?

Disa nga artistët më të mëdhenj të muzikës rock mblidhen për një mega koncert. Emrat që kanë shkruar historinë e muzikës rock, si The Rolling Stones, Bob Dylan, Paul McCartney, Neil Young apo The Who, do të performojnë të gjithë së bashku në festivalin e quajtur “The Desert Trip”. Artistët ikonikë janë konfirmuar për eventin që do të mbahet në shkretëtirën kaliforniane, saktësisht në fushën Empire Polo në Indio, gjatë datave 7-9 tetor. Eventi historik është konsideruar nga adhuruesit e muzikës si një nga më të mëdhenjtë në histori, dhe si i tillë natyrisht do ju kushtojë, me biletat që variojnë nga 199 në 1599 dollarë. Organizuesit e kanë cilësuar si një ngjarje që ndodh një herë në jetë, por hajde thuaja këtë kuletës.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838