INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja tronditja e radhës mbi skandalin Beyonce-Jay Z

Ja tronditja e radhës mbi skandalin Beyonce-Jay Z

Publikuar më: 10:25 04-05-2016

Sa më shumë zbulojmë mbi situatën mes Beyonces dhe Jay Z, aq më e paqartë bëhet ajo.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për deklarata direkte pasi ishte artistja e talentuar e Disney, Zendaya, ajo që e lëshoi bombën e radhës. Bukuroshja 19 vjeçare ishte pjesë e videos promovuese të albumit “Lemonade” si figurante dhe duket se kishte shumë për të treguar. Ajo rrëfeu se Jay Z ishte jo vetëm në dijeni të këtij realizimi muzikor që e cilësoi si tradhëtar, por edhe dakort me të. Kjo pasi ai e vizitoi bashkëshorten e tij në setin e xhirimit. Duket se Zendaya sapo konfirmoi atë që dinim, Bey dhe Jay janë shumë pasionantë kur vjen puna për të shitur albume. Pasi Beyonce u “pajtua” me Rita Orën dhe deklaroi dashurinë për reperin e saj të preferuar, mos dueht ta braktisim kërkimin për “Becky with the good hair”? Me mbretëreshën Bey në mes, nuk i dihet kurrë...

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645