INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e fundit e SnapChat-it, që do t’ju habisë të gjithëve [FOTO]

Risia e fundit e SnapChat-it, që do t’ju habisë të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 16:25 24-01-2018

Tani mund të ndani Snapchat Stories me të gjithë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një llogari në këtë aplikacion.
Snap, ka krijuar një tipar të ri të dobishëm që ju lejon të krijoni një hyperlink për storyt tuaja dhe ti shpërndani ato në çdo media tjetër sociale.
Ky ndryshim i Snap ka ardhur si pasojë e konkurrencës midis Facebook dhe Instragram, për të qenë një hap para tyre.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i snapchat ka treguar se kjo risi do ti ndihmojë snapchatistët që të ndajnë storit me të gjithë miqtë pavarësisht se ku ndodhen ata.
Të gjithë e dinë se një postim në snap e ka jetëgjatësinë veç 24 orë.
Por storyt që do shpërndahen nëpërmjet linkeve do kenë një jetëgjatësi më të madhe, konkretisht rreth 30 ditë e pas 30 ditëve postimi do fshihet automatikisht.
Megjithatë përfaqësues të snapchat sqarojnë se do ketë tre lloje të ndryshme postimesh, postime që shpërndahen veç në biseda private, postime që shpërndahen për të gjithë, dhe postime që do shpërndahen nëpërmjet tregimeve të kërkimit.
Postimet e kërkimit ka të bëj me një fjalë kyçe që ju vendosini në storyn tuaj, për shembull nëse ju vendosni poshtë storyt tuaj vendosni në hashtag fjalën #SNAP, në momentin që një person tjetër do kërkoj këtë fjalë atëherë automatikisht do ju shfaqet dhe postimi juaj por gjithmonë brenda jetëgjatësisë 30 ditëshe.

487FDDFB00000578-0-image-a-15_1516714374562.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248