INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthimi i tyre u konfirmua, dalin pamjet e patransmetuara, Bora puth Donaldin në emision

Rikthimi i tyre u konfirmua, dalin pamjet e patransmetuara, Bora puth Donaldin në emision

Publikuar më: 11:32 30-09-2022

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë bashkë! Kjo nuk ka më asnjë diskutim. Por duket se në përballjen e parë televizive në emisionin “Më lër të flas”, të dy do të risjellin sërish skenën e famshme të puthjes së tyre në “Big Brother VIP”.

Në rrjet po qarkullon një video ku duken Bora dhe Donaldi në skenë, ku rikrijojnë momentin e takimit të tyre në “Big Brother Vip.”

Teksa Bora imiton veprimet e Donaldit, duke i gjuajtur me shpulla, e në një moment e puth…në ballë. Por nuk dihet nëse finalizohet me një puthje romantike.

Rreth një vit pas skenës romantike, duket se çifti i ka sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre. Gjatë kohës kur aktori ishte në “BBV”, pati një lidhje me Beatrix Ramosajn, me të cilin u nda sapo doli jashtë formatit, për t’u rikthyer tek Bora.

 

@abaniaviral #borazemani #donaldveshaj #melerteflas #fyp #boradonald ♬ original sound - AlbaniaVIP
Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938