INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Obama kritikon Trump, thirrje demokratëve që të rikthejnë nderin e të votojnë

Rikthehet Obama kritikon Trump, thirrje demokratëve që të rikthejnë nderin e të votojnë

Publikuar më: 11:58 08-09-2018

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka kritikuar të premten republikanët bashkë me presidentin aktual, Donald Trump, si dhe u ka bërë thirrje demokratëve të votojnë në zgjedhjet për Kongres në muajin nëntor për të rikthyer nderin dhe njerëzinë në qeverinë amerikane.

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Illnois-it, Obama theksoi se amerikanët po jetojnë në kohë të rrezikshme dhe ka akuzuar republikanët për shkatërrim të aleancave globale.

“Të ndash në klane, të udhëheqësh mes frikës, të vendosësh njërin grup përballë një tjetri, t’u tregosh njerëzve se rendi dhe siguria mund të vendosen vetëm nëse mënjanojmë ata që nuk duken si ne, nuk mendojnë si ne apo nuk luten si ne…kjo është një histori e vjetër, e lashtë sa vet koha”, tha Obama.

“Kjo nuk nisi me Donald Trumpin, ai është thjesht simptoma, jo shkaku. Trump thjesht po kapitalizon mbi pakënaqësitë që politikanët vet kanë tentuar të nxisin për vite me radhë”, shtoi më tej ai.

“Kur krijohet një boshllëk në demokracinë tonë, kur ne nuk votojmë, apo kur ne i marrim të drejtat dhe liritë tona si të mirëqena e të falura, atëherë politika e frikës, pakënaqësive dhe strukjes zë vend”, deklaroi ish-presidenti amerikan.

Zgjedhjet e muajit nëntor po konsiderohen si referendum për Trump, i cili aktualisht është po përballet me hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me atë nëse ka pasur ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506