INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja dedikimi prekës i Michelle Obama për bashkëshortin e saj Barack, para se të largohet nga presidenca [FOTO]

Ja dedikimi prekës i Michelle Obama për bashkëshortin e saj Barack, para se të largohet nga presidenca [FOTO]

Publikuar më: 19:46 19-01-2017

Ata janë pa dyshimin më të vogël, çifti presidencial më i dashur në mbarë botën, dhe të gjithë do e ndjejnë mungesën e tyre pas 20 janarit. Në çdo fjalim të presidentit në ikje të SHBA-ve, Barack Obama, si me gazetarët, ashtu edhe me këshilltarët apo persona të tjerë, pjesë e falënderimit ishte sigurisht edhe zonja e parë, Michelle Obama.

Por, vetëm një ditë pas inagurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, Zonja e Parë, Michelle i ka prekur të gjithë me postimin e saj të fundit ku shkruan për bashkëshortin e saj.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter në llogarinë ‘First Lady’ ajo shkruan se ishte nder i madh për të të ishte zonja e parë e tij.

‘’Të isha Zonja jote e parë, ishte nderi më i madh gjatë jetës sime. Të falënderoj nga thellësia e zemrës time.” shkruan Michelle.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506