INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump ‘hedh’ poshtë Obamën, anulon “favorizimin racor” në shkolla

Trump ‘hedh’ poshtë Obamën, anulon “favorizimin racor” në shkolla

Publikuar më: 09:24 04-07-2018

Administrata e presidentit amerikan Trump ka vendosur që të eleminojë politikat e presidencës “Obama”, që promovonin diversitetin në universitete dhe që njiheshin si “veprimi pozitiv”.

Sipas të përditshmeve amerikane, kryeprokurori Jeff Sessions anuloi 24 dokumente udhëzuese, shumë prej të cilave kishin të bënin me racën në shkolla dhe rekomandimet e “veprimit pozitiv”.

Ky zhvillim vjen ndërsa Universiteti i Harvardit përballet me padi për diskriminim, për limitet e vendosura ndaj aplikantëve amerikano-aziatikë.

Udhëzimet e presidencës “Obama” kishin si qëllim që të promovonin diversitetin në universitete dhe u kërkonin këtyre të fundit që të favorizonin grupet e margjinalizuara, apo edhe të konsideronin racën mes faktorëve të tjerë në procedurat e pranimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666