INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëllonin me grushte fëmijët e kopshtit. Pezullohen dy edukatore

Qëllonin me grushte fëmijët e kopshtit. Pezullohen dy edukatore

Publikuar më: 11:49 08-09-2018

Rrihnin dhe fyenin fëmijët e kopshtit ku ato punonin. Për këtë arsye, dy edukatore të një kopshti në Aleksandri, Itali u pezulluan nga puna. Hetimet, të kryera nga agjentët e Skuadrës Flying, nën drejtimin e Prokurorisë, filluan pas ankesës së nënës së njërit prej fëmijëve. Aktualisht abuzimet janë konstatuar në të paktën 8 fëmijë, ndërmjet moshës 3 dhe 5 vjeç. Në disa raste episodet rezultuan me rrahje të dhunshme, të dokumentuara nga kamera të fshehura brenda strukturës. Të dyja edukatoret u pezulluan nga puna. Ato po hetohen në gjendje të lirë për akuzën e keqtrajtimit ndaj të miturve.

Article Logic
Execution time: 0.0021069049835205