INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar tregon arsyen pse është dashuruar pas serialit turk “Kosem”[FOTO]

Reperi shqiptar tregon arsyen pse është dashuruar pas serialit turk “Kosem”[FOTO]

Publikuar më: 09:49 26-01-2018

Epo nuk mund ta besonim që edhe një "Bad Boy" si ai mund të shikonte telenovelat turke të cilat tashmë janë kthyer tashmë në një fenomen në Shqipëri fill pas transmetimit të tyre të parë.

E kemi fjalën për reperin Stresi i cili na tregoi me anë të postimeve të disa Instastory se e ndiqte rregullisht telenovelën turke “Kosem” dhe se ishte fiksuar keq pas saj.

Së fundmi Stresi ka qenë i ftuar në eminsionin “Rudina” ku ka deklaruar se është ndjekës i rregullt i serialit “Kosem”.

"Më pëlqejnë shumë të tilla seriale, kanë emocion. Tek këto seriale kam mësuar shumë në lidhje me nuset dhe vjehrrat. Jam shumë i papërgatitur, shoh shumë lloj serialesh dhe përgatitem për martesën time”, tha Stresi, duke treguar në këtë mënyrë arsyen se pse e ndjek këtë serial turk.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107