Luka Joviç është blerja më e re e Real Madrid. Plot 60 milionë euro i ka kushtuar ky transferim i sulmuesit serb klubit spanjoll. Joviç vjen në Madrid pas një sezoni fantastik me Eintracht Frankfurt ku shënoi plot 27 gola. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2025. Kjo është blerja e dytë e Real-it pas asaj të mbrojtësit Militao për 50 milionë euro dhe në orët në vijim pritet të zyrtarizohet një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Ferland Mendi, i cili është pjesë e Lionit.