Asgjë nuk duket e qetë për Neymar. Pas serisë së gjatë të dëmtimeve dhe mugnesës së në fuhsnë e blertë, skandali i fundit seksual për futbollistin po shkon drejt një kolapsi që mund të përfundojë me burgimin e tij.
Përveç akuzave nga vajza për përdhunim, të cilën Ney e ka takuar në një hotel në Paris, tashmë shteti brazilian ka filluar një padi edhe për faktin se nuk është e lejuar publikimi i bisedave private nga rrjetet sociale, të cilat kanë përmbajtje seksuale ose mund të dëmtojnë imazhin e një personi. Kjo shkelje dënohet nga 1-5 vite në burg. Që prej këtij lajmi, Neymar e ka fshirë videon ku publikoi bisedat intime me vajzën.