INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çikalleshi dhe Ajeti në konferencë për shtyp: ''Mund të luajmë me 2 sulmues...atmosfera e mirë na mungonte”

Çikalleshi dhe Ajeti në konferencë për shtyp: ''Mund të luajmë me 2 sulmues...atmosfera e mirë na mungonte”

Publikuar më: 15:18 04-06-2019

Nga Frankfurti ku kombëtarja po zhvillon seancat e fundit stërvitore përpara përballjes me Islandën kanë dalë në konferencë sulmuesi Çikalleshi dhe mbrojtësi Ajeti.

Çikalleshi edhe njëherë tjetër shprehu dëshirën për të kontribuar në kombëtare. Ai u shpreh se i kanë ardhur dy ftesa nga Panuçi, por ka qenë i dëmtuar. Në të tjera ai u shpreh se me ardhjen e trajnerit të ri ekipi ka marrë një trajtë më serioze. Ai foli dhe për skemën që mund të përdorin:

“Duke iu referuar sistemit që trajneri Reja po bën, sulmuesit janë shumë të avancuar. Duke qenë 4 sulmues, me shumë mundësi do të luajmë 2, por nuk është vendosur gjithçka.”

Ndërkohë mbrojtësi Ajeti u shpreh se atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh është shumë e mirë, diçka që atyre i ka munguar për një kohë të gjatë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018548965454102