INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i Ministrit të Drejtësisë Manjani për kryegjyqtarin e Gjirokastrës

Reagimi i Ministrit të Drejtësisë Manjani për kryegjyqtarin e Gjirokastrës

Publikuar më: 11:05 28-10-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani flet për rastin e gjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi që i kërkoi favore seksuale një gruaje.
Manjani tha se ka urdhëruar pezullimin e tij nga detyra dhe për këtë pritet që të mblidhet edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ai deklaroi se mediat i konsideron partnere në drejtësi me rastet e denoncimeve dhe ajo ç’ka u dëgjua është e papranueshme për një zyrtar.
“Çështja më e rëndësishme është që ne kemi shprehur në mënyrë të qartë vullnetin politik me 140 vota për të transformuar sistemin gjyqësor. Në këtë pikë nuk ka kthim mbrapa. Shpejtësia e fillimit të zbatimit të reformës është shumë i rëndësishëm që të fillojmë të besojmë te gjykatat.  Nuk jemi ende në rrugën e duhur. Kam kërkuar dhe kërkoj minimalisht pezullimin e gjyqtarit, s’mund të jetë një gjyqtar i tillë në sistemin e drejtësisë derisa të ndiqet proçedura. Aktet dhe sjelljet cënojnë figurën e një gjykatësi të drejtësisë, nëse prokuroria gjen fakte për ta ndëshkuar penalisht, kjo duhet provuar, por ajo që më intereson mua është që zotëria ka cënuar rëndë figurën dhe autoritetin e gjyqtarit dhe për këtë biem të gjithë dakort”, tha Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488