INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë njëzëri largojnë nga detyra Guximtar Boçin

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë njëzëri largojnë nga detyra Guximtar Boçin

Publikuar më: 14:30 28-10-2016

Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh këtë mesditë pas vendimit të Ministrit, Ylli Manjani për shkarkimin e kryegjykatësit tëGjirokastrës, Guximtar Boçi. E ata me vota unanime anëtarët vendosën largimin nga detyra të gjykatësit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për të marrë masën e shkarkimit për Boçin.
Një natë më parë emisioni Stop, publikoi videoskandalin audio ku Boçi kërkonte favore seksuale në këmbim të drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436