INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe KLD kundër Erion Veliajt

Edhe KLD kundër Erion Veliajt

Publikuar më: 19:34 12-05-2016

Edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë  nëpërmjet një deklarate për shtyp është shprehur kundër protestës së Erion Veliaj përpara Gjykatës së Apelit Administrativ në lidhje me vendimin për pallatin te diga e liqenit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dënon çdo formë presioni, që Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe një grup politikanësh, ushtruan dje më datë 11 maj 2016 ndaj Gjykatës së Apelit Administrativ, lidhur me një çështje gjyqësore e cila është ende në gjykim.

KLD thekson se veprimet e kryera ishin një presion i hapur ndaj gjyqtarëve dhe një kërcënim i pavarësisë së gjykatave, si dhe kërkon nga trupa gjyqësore të vijojë veprimtarinë e saj duke patur në fokus të punës respektimin e procesit të drejtë gjyqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652