INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen vendimet e KLD në mbledhjen me dyer të mbyllura

Zbulohen vendimet e KLD në mbledhjen me dyer të mbyllura

Publikuar më: 14:09 22-09-2017

Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Edhe pse me dyer të mbyllura mësohet se ajo ka nisur me diskutimin formal në lidhje me takimin e zhvilluar nga Kryeinspektori dhe Sekretari i KLD-së, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pas analizës gjyqtarët shprehën vullnetin, për të bashkëpunuar me të gjitha Institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, që kanë asistuar në procesin e Reformës në Drejtësi, për të çuar përpara procesin. Kreu i KLD njëheresh dhe Presidenti i Republikës, Meta, tha se KLD dhe Inspektorati i do të përmbushin të gjitha detyrimet që kanë në ngarkim. KLD vendosi të ngrejë një grup pune prej 4 anëtarësh që do bashkëpunojnë në mënyrë të përhershme lidhur me ecurinë e procesit dhe problematikat. 

Anëtarët e grupit:
Vangjel Kosta, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Kuvendi
Gerd Hoxha, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore
Neritan Cena, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore
dhe një Përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 15 gjyqtarë. Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0040102005004883