INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Reagon për herë të parë ambasadori amerikan

Donald Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Reagon për herë të parë ambasadori amerikan

Publikuar më: 21:57 11-04-2018

Një letër e publikuar sot në mediat shqiptare ku rezultonte se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka informuar Nënkomisionin për Europën se ambasadori amerikan i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, kur ky i fundit ishte në krye të Kuvendit, ka shkaktuar shumë debat.

Por pas këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit Donald Lu i cili shprehet se Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash. Lu thekson se akuza e Llallës është një gënjeshtër absurde dhe pa asnjë fakt.

Sipas Lu-së, ish-kryeprokurori Llalla vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për shkak të korrupsionit.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij. Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, shprehet ambasadori Donald Lu.

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126