INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN’ dimri po vjen. Të ngrohesh lirë…

ReportIN’ dimri po vjen. Të ngrohesh lirë…

Publikuar më: 10:43 28-10-2016

Për tu ngrohur më lirë dhe më mirë në prag të stinës së ftohtë shumë qytetarë vitet e fundit kanë lënë pas ngrohjen me korent dhe i janë kthyer asaj me dru.
Kjo foto e dërguar në ReportIN’ flet qartësisht se në një magazinë në Tiranë po priten dru gati për tu shitur.
Për fat të qytetarëve të varfër vendosja e moratoriumit 10 vjeçar përjashton nga penalitete personat që presin dru për zjarr. Po ajo që nuk dimë me siguri është fakti se a është bërë e organizuar preja e drurëve siç dhe vendimi i qeverisë përcakton?
VKM-ja e qershorit të 2016, saktëson se shitja e materialit drusor me qëllim ngrohjen e popullatës do të bëhet vetëm nga bashkitë dhe nga kompani, që kanë leje shfrytëzimi të pyjeve vetëm për këtë qëllim.

Article Logic
Execution time: 0.0029451847076416