INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Report’INNisin abuzimet e tregtarëve për gazin familjar

Report’INNisin abuzimet e tregtarëve për gazin familjar

Publikuar më: 15:39 23-01-2017

Pas rritjes së çmimit të gazit për makinat me rritjen e akcizës me vlerën 8%, tregtarët kanë nisur të abuzojnë dhe me çmimin e gazit për përdorim familjar. Një shtëpiake ka bërë një denoncim në IN TV ku dhe thotë qartë se ajo deri para tre javësh të njëjtën sasi gazi, që merrte për gatim me 1000 lekë këto ditë e mori me 1150 lekë.
Pra vlera e  shtuar është rreth 150 lekë apo 1.500 lekë të vjetra. E zonja ka një të drejtë se rritja e çmimit të gazit këtë vit me rritjen e akcizës përfshin vetëm gazin për makinat dhe jo gazin që përdorin për ngrohje apo gatim. Ndaj duket qartë se edhe të paktën dy tregtarë nga 12 që janë gjithësej për shitje të gazit për përdorim familjar abuzojnë me qytetarët, pasi kjo zonjë thotë se edhe në një tjetër pikë tregëtimi çmimi iu ofrua i rritur.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775