INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN: Nuk ndalet trafiku në rrugët e bregdetit të Vlorës, digjet mali në Radhimë [FOTO]

ReportIN: Nuk ndalet trafiku në rrugët e bregdetit të Vlorës, digjet mali në Radhimë [FOTO]

Publikuar më: 21:04 06-08-2017

Ashtu si çdo fundjavë edhe këtë të dielë një situatë kaotike është krijuar në aksin rrugor Radhimë-Vlorë. Prej disa orësh rruga bregdetare apo siç njihet tashmë si Lungomare ka qenë e mbingarkuar nga makinat e pushusve, ku prej orës 18:00 nuk ka lëvizur rreshti i makinave i cili ka kaluar Orikumin tashmë. Qytetarët janë stresuar dhe shqetësuar njëkohësisht dhe sikur mos të mjaftonte ky trafik i rënduar, mali mbi Radhimë është përfshirë nga flakët e po digjet para syve të pushuesve, siç duket nga fotot e ardhura për ReportIn.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271