INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali seksual, ja çfarë dëshmon gjyqtari Guximtar Boçi në Prokurori

Skandali seksual, ja çfarë dëshmon gjyqtari Guximtar Boçi në Prokurori

Publikuar më: 19:44 04-11-2016

Guximtar Boçi, ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, i cili është pezulluar nga detyra, për shkak të skandalit seksual të publikuar në një nga emisionet investigative, ka dëshmuar në lidje me këtë ngjarje.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor mbi 1 orë e 30 minuta duke mohuar në mënyrë kategorike takimin me 38 vjeçaren, njohjen me atë apo edhe bisedën e publikuar nga emisioni investigativ në Stop ne tv Klan.

Sipas tij audio-përgjimi është montazh dhe i pavërtetë, duke hedh dyshime për integritetin moral të kallëzuese.

Gjyqtari Boçi ka shprehur gadishmërinë dhe ka kërkuar ballafaqim me 38 vjeçaren, të cilën e mohon se e ka njohur. Gjithashtu, ai ka shprehur kërkesën për ballafaqim edhe me gjyqtaren Blerta Çibuku, e cila një ditë para deklarimeve të ish-kryetarit, pranoi se ky I fundit I kishte kërkuar ta shikonte me përparësi padin e 38 vjeçares. Nga ana tjetër, avokati ka kërkuar ekspertim të audio-përgjimit, duke pretenduar se nuk është zëri i klientit të tij, gjyqtarit të pezulluar Guximtar Boçi.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562