INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në SHBA, Tramp kalon Klintonin në Florida

Zgjedhjet në SHBA, Tramp kalon Klintonin në Florida

Publikuar më: 10:52 28-10-2016

Në shtetin e madh dhe të rëndësishëm të Floridas në Shtetet e Bashkuara, Hillari Klinton dhe Donald Tramp janë pranë njëri-tjetrit, me një avantazh të lehtë të kandidatit republikan, që për herë të parë pas një jave del në krye të një sondazhi.

Sipas publikimit më të fundit të agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, “Tramp ka kaluar me dy pikë Hillari Klinton, 45 për qind kundër 43 për qind, brenda një marzhi gabimi prej 3,2 pikësh”.

Pikërisht në ditët e fundit, Tramp dhe Klinton kanë filluar një betejë tubimesh në Flordia, që historikisht është një nga shtetet çelës për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328