INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për Shqipërinë. Rreth 50% të fuqisë punëtore me 8-vjeçare

Publikuar më: 15:01 25-12-2017

Vitet e fundit në Shqipëri është rritur ndjeshëm kërkesa për arsimin. familjet shqiptare shpenzojnë shumë për t’u arsimuar në raport me vendet e tjera. Ndërkohë pesha e shpenzimeve për arsimin shënoi rekord më 2016 në krahasim me 1.7% që ishte një dekadë më parë. Por në tregun e punës ka një tjetër realitet.

Vendi ynë mbetet ende shumë larg shifrave të vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket përqindjes së popullsisë së arsimuar që i përket forcës së punëtore.  Në raportin e Bankës Botërore me titull “Përbërja e fuqisë punëtore sipas nivelit të arsimit” Shqipëria renditet ndër vendet më të paarsimuara në Evropë, së bashku me Turqinë. Sipas raportit të bankës botërore, 50% e forcës punëtore në Shqipëri është me 8 vjeçare, teksa në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.

Nga 20 vendet në zhvillim të Europës, Turqia dhe Shqipëria renditen të parat për fuqinë e madhe punëtore me nivel të ulët të arsimit. Në Turqi, rreth 60% e forcës së punës është me arsim primar.

Nga ana tjetër, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, forca e punës në Shqipëri ka hyrë në fazën e një tranzicioni të thellë, për shkak të plakjes së popullsisë prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0042431354522705