INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramush Haradinaj në gjykatë, në pritje të vendimit…

Ramush Haradinaj në gjykatë, në pritje të vendimit…

Publikuar më: 14:25 06-04-2017

Kjo është një foto e shkrepur në nisje të gjyqit në Gjykatën e Colmarit e Ramush Hardinaj, që në fakt duket shumë i qetë në pritje të vendimit të gjykatës franceze.
Haradinaj që prej 4 janarit vazhdon të jetë i ndaluar në Bazel të Francës pas kërkesës së Serbisë dhe lëshimit të një urdhërarresti për të.
Dy javë më parë, Ministria e Drejtësisë në Serbi dërgoi dokumentacionin shtesë me të cilin pretendon akuzojë Haradinajn për krime lufte gjatë viteve 1998-99.
Serbia insiston në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt në Beograd.
Ndërsa më herët Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793