INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spaho, ja dëshmitë skandaloze të 23 protestuesve të ndaluar!

Spaho, ja dëshmitë skandaloze të 23 protestuesve të ndaluar!

Publikuar më: 12:26 04-04-2018

Deputeti i PD, Spaho, pasi ka lënë sallën e gjykatës ka raportuar mbi ato ç’ka ka dëgjuar nga dëshmitë e të arrestuarve të Kukësit. Sipas tij ata janë marrë zbathur nga shtëpitë e tyre, janë goditur e janë mbajtur në kushte skandaloze.
Sipas tij ata vuajnë për bukën e gojës, pasi 22 prej tyre janë të papunë.
“Nga dëshmitë e të arrestuarve, del se ata janë marrë zbathur nga shtëpitë e tyre, janë goditur e janë mbajtur në kushte skandaloze. Të gjithë të arrestuarit janë të papunë, kjo ështe fytyra e këtij regjimi narkotrafikantësh që dhunon opozitën, deputetët e kuvendit, por mos të besojnë që do ta kenë të lehtë, ka ardhur ora dhe fundi i tyre", u shpreh Spaho.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279