INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama: Opozita nuk do PS në zgjedhje, mesazh dhe aleatëve [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 06-04-2017

Për qeveri teknike apo shtyrjen e zgjedhjeve Edi ram,a ka vetëm një vend ku dëshiron të flasë, përballë Lulzim Bashës, një takim që kryeministri ende po e pret. I bindur se zgjidhja e krizës politike zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogu Rama thotë se bojkoti i opozitës lidhet me procesin e Vettingut dhe jo me zgjedhje të lria e të ndershme. Ndërsa aleatëve Rama u ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë.
Edi Rama:
“Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për të pasur zgjedhje më të mira. Çadrës i dha jetë frika nga Vettingu.
Nuk ka një përpjekje për të ndaluar opozitën për të hyrë në zgjedhje por kjo është një përpjekje për të ndaluar PS-në për të hyrë në zgjedhje.
Përpjekja për tu thënë shqiptarëve se pavarësisht të gjithave, zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar. E paguar mbi dorë apo nën dorë, e paguar me para apo peshqeshe për të treguar një të pavërtetë.
Partitë në qeveri nuk kanë për detyrë për të forcuar partitë që kanë kundër.
Nuk flas sot as për qeveri teknike e as për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Nuk kam orë nuk kam vend. Shpresoj ta që ta kem orën dhe vendin kudo qoftë, unë preferoj në çadër po ska asnjë problem të jetë dhe diku tjetër dhe në çfarë do formati të jetë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992