INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edmond Spaho, arrestimi i kukësianëve jo ligjor

Edmond Spaho, arrestimi i kukësianëve jo ligjor

Publikuar më: 10:49 20-04-2018

Në Shkodër para Gjykatës së Apelit ku po gjykohen 11 protestuesit e arrestuar kanë shkuar dhe deputetët e opozitës. Një prej tyre kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho ka folur për mediat dhe ka kërkuar lirimin e 11 protestuesve pasi e konsideron të paligjshëm arrestimin e tyre.

“Një gjyq i jashtë ligjshëm. I jemi drejtuar kryeministrit që të tërheqë dhe të pranojë që janë të pafajshëm dhe se i ka mbajtur për motive politike, në seancë do të hyjmë përsa kohë nuk ka një vendim të gjykatës. Seancat janë publike dhe i takon çdokujt që të marrë pjesë, kemi ardhur që të shprehim mbështetjen tonë. Nuk dëshiroj të bëj asnjë koment për çfarë do të ndodhë më pas,” tha Spaho.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109