INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Edmond Spaho: Si po përzgjedhim kandidatët për deputet [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 23-05-2017

Pas firmosjes së marrëveshjes Rama – Basha, çka solli dhe pjesëmarrjen e opozitës, selia blu është në një moment shumë të rëndësishëm në kuadër të këtij procesi. Partia Demokratike ka hyrë në fazën më të ethshme që pritet të ngjallë shumë debate. Të premtet është afati i fundit që partitë pjesëmarrëse në zgjedhje do të dorëzojnë në KQZ kandidatët për deputetë. Edmond Spaho tregon për IN Tv rrugën që po ndiqet nga Partia Demokratike deri në përzgjedhjen e emrave. 

Edmond Spaho:
“Tashmë janë propozuar rreth 600 kandidatë nga degët e PD-së dhe rreth 1700 në faqen online. Është ngritur një grup me 12 drejtues, të cilët po punojnë në qarqet përkatëse. Janë ngarkuar të punojnë në një qark, pa pasur ndonjë lidhje të posaçme për të evituar interferimet”.
Por, nga propozimet demokratët do të përzgjedhin 35% të tyre të rinj, si një objektiv i vendosur nga kryetari i selisë blu.
Edmond Spaho:
“Këto premtime do të mbahen në konsideratë dhe detyrimi ligjor për 30% për të qenë femra dhe premtimi që kemi bërë që kjo listë do ketë risi në pikëpamje të përfshirjes të të rinjve në të”.
Në fund do të jetë kryetari i partisë Lulzim Basha, i cili do të vendosë për listën përfundimtare të 140 kandidatëve të propozuar nga e djathta. Por, i gjithë ky proces i ndjekur nga PD, ka një qëllim.
Edmond Spaho:
“Synimi ka qenë që të demokratizohet procesi dhe të mund të merreshin më shumë propozime, të cilat kanë mbështetje. Realizojmë objektivin e PD-së për të dalë forcë e parë politike në këto zgjedhje”.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047