INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i Edmond Spahos: Rama si Haxhi Qamili që “mbush” poturret

Shpërthimi i Edmond Spahos: Rama si Haxhi Qamili që “mbush” poturret

Publikuar më: 12:09 15-03-2018

Edmond Spaho, një nga deputetët më te kujdesshëm me fjalorin në kuvend, ka shpërthyer këtë të enjte në sallën e Kuvendit kundër Edi Ramës. Spaho ka sulmuar personalisht Edi Ramën për veshjen dhe sjelljen e tij në kuvend. Madje deputeti demokrat tha se veshja është problemi më i vogël sepse problemin më të madh kryeministri e ka në kokë.
Edmond Spaho:
“Ti Edi merresh me individin nuk merresh me problemin. Unë nuk merrem me individin sepse po të merresha më individin do të thosha se Kryeministri ynë është me poturre, si Haxhi Xhamili tek romani “Vit i mbrapshtë” edhe shpesh herë i mbush ato poturet. Do të thosha që ti vesh çorape jeshile, të verdha ose do të merresha me atletet e pastaj të përzunë. Por këtë nuk e bëj. Pse për një arsyeje sepse ti problemin nuk e ke te këmbët e ke te koka. Këmbët rregullohen, koka jo”.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385