INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Sfida e policisë gjatë 3 viteve të ardhshme, shkatërrimi spektakolar i krimit

Rama: Sfida e policisë gjatë 3 viteve të ardhshme, shkatërrimi spektakolar i krimit

Publikuar më: 12:54 24-11-2018

Sipas kryeministrit Edi Rama Policia e Shtetit është në kushtet për të ndërmarrë një sfidë të re, shkatërrimin e bandave kriminale. Në një aktivitet mbi inovacionin në Policinë e Shtetit, kreu i qeverisë tha se gjatë 3 viteve në vijim përpjekjet do të jenë të përqendruara në shkatërrimin e krimit të organizuar.

“Nëse në këto 5 vite sfida ishte rikthimi i policisë në krye të punës, ne e kemi fituar këtë sifidë. Sot kemi një sfidë të dyfishtë që me këtë polici që jemi shumë më pranë dhe shumë më dinjitoz në funksion të qytetarëve, të bëjmë të mundur që 3 vitet e ardhshme të jenë vitet e një shkatërrimi spektakolar të krimit të organizuar dhe të çdo forme sfidimi të rregullave të bashkëjetesës nga cilioqoftë. I kemi të gjithë kushtet për të fituar këtë sfidë”, tha ai.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982