INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër tërmet lëkund Shqipërinë! Ja ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet lëkund Shqipërinë! Ja ku ishte epiqendra

Publikuar më: 12:42 24-11-2018

Shqipëria është lëkundur sërish nga një tjetër tërmet në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.6 ballë. Ato janë regjistruar në orën 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në fshatin Dedaj në Shkodër. Fatmirësisht tërmeti është ndjerë pak në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk ka raportohet për dëme.

Në 13 nëntor një tërmet me magnitudë 5 ballë dhe epiqendër në Ulqin të Malit të Zi shkaktoi panik dhe frikë edhe në Shkodër, pasi u ndjenë shumë lëkundjet. Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet nga veriu në jug. Në muajt e verës u regjistruan disa tërmete në Gjirin e Lalzit dhe në Mat ku u dëmtuan shumë banesa.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654