INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria shkakton 'furtunë' në administratë. Largohen nga puna 200 persona

Qeveria shkakton 'furtunë' në administratë. Largohen nga puna 200 persona

Publikuar më: 10:06 21-04-2018

Qeveria largon nga puna rreth 200 punonjës të administratës shtetërore, e konkretisht pjesë të personelit të ministrive të ndryshme. Ndër të tjera gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e djeshme në Fier, Këshilli i Ministrave ka marr edhe vendimin për të mbyllur pozicione pune në disa ministri duke lënë të papunë jo pak njerëz. Vendimi i qeverisë për reduktimin e punonjësve në disa drejtori dhe kryesisht ministri u bë i ditur nga kryeministri Rama. Vendimi parashikon se do të ketë rreth 200 punonjës të larguar nga detyra në 16 institucione. Numrin më të të madh të të larguarve do ta ketë ministria e Financave me reduktim të 92 pozicioneve të punës. Sipas vendimit numri i punonjësve në ministrinë e Brendshme reduktohet në 10 persona, nga, nga ministria e Bujqësisë 7 persona etj. Ndërsa Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

vendimi_km.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281