INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësues me mesatare të ulët?! Nikolla paralajmëron

Mësues me mesatare të ulët?! Nikolla paralajmëron "furtunë" në fakultetet e edukimit

Publikuar më: 19:53 30-10-2017

Pranimi i studentëve me mesatare të dobët në fakultetet e degëve të mësuesisë ka sjellë edhe reagimin e Minsitrisë së Arsimit. Ministria Lindita Nikolla ka bërë sot pubik faktin se një reformë totale do të nisë në fakultetet e edukimit. “Ne do të fillojmë një reformë totale edhe në fakultetet e edukimit, na duhet të bëhemi më serioz në këtë pjesë që është thelbi, cilësia e mësuesve”-u shpreh Nikolla. Ajo bëri të ditur se do të merren masa sic janë kuotat e mbyllura duke rritur edhe notat mesatare të pranimit në fakultetet e edukimit. Ministrja pranoi se studentët që pranohen në degët e mësuesisë nuk kanë cilësinë e dëshiruar. “Janë rreth 4 mijë studentë të pranuar në vitet e para në programin mësimor që tregu i punës nuk i përthith por as që kanë cilësinë e dëshiruar. Në janar ne startojmë me programin dh e platformën e re duke vënë theksin tek fakultetet e edukimit, ne do të akreditojmë ato fakultet që kualifikojnë student cilësor, ashtu sikurse nuk do të lejojmë që mësuesit të shkojnë në institucione private për programe apo module që ofrohen në institucionin arsimor publik”-u shpreh Nikolla. Ministrja e arsimit foli edhe për situatën në të cilën e gjetën arsimin dhe për ndryshimet e reformat e ndërmarra, të cilat ajo pohoi s e nuk mund të jenë të plota, nëse nuk ka cilësi të mësuesve në shkolla.
“Duhet ti themi ca të vërteta troç, katër vite më parë 24 programe studimi në universitet dhe 15 prej tyre ofroheshin në universitet të ashtuquajtura piramida, dhe 19 programe që ofroheshin në part-time. Çdo vit injektoheshin 2500 mësues, që ne e dimë shumë mirë se çfarë cilësie kishin dhe si injektoheshin”-tha Nikolla.
“Në programet e mësuesisë shkonin studentë me mesatare më të ulët. Ky është një moment që ne i dhamë përgjigje duke mbyllur part-time dhe universitet fantazme por ende kemi shumë për të bërë kemi shumë përgjegjësi për atë që është kryefjala e procesit arsimor. Ekspertët më të mirë e thonë nuk mund të pretendosh cilësi në shkolla nga ajo që është cilësia e gjithë brezit të mësuesit në shkolla”-tha ndër të tjera ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223