INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para takimit Trump- Jong-un, Koreja e Veriut merr këtë vendim historik

Para takimit Trump- Jong-un, Koreja e Veriut merr këtë vendim historik

Publikuar më: 09:50 21-04-2018

Koreja e Veriut, premton se duke nisur nga sot nuk do të kryhen më teste bërthamore. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un deklaron se ka pezulluar të gjitha testet e raketave dhe se do të mbyllë edhe vendin ku kryhet testimi bërthamor. "Prej 21 prillit, Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale", tha agjencia shtetërore e lajmeve të vendit. Kim tha se testet e mëtejshme ishin të panevojshme, sepse aftësitë bërthamore të Phenianit ishin "verifikuar". Njoftimi i papritur vjen kur Koreja e Veriut përgatitet për bisedime historike me Korenë e Jugut dhe SHBA. Kim do të takohet me homologun e tij të Koresë së Jugut Moon Jae javën e ardhshme për takimin e parë ndër-koreanez në më shumë se një dekadë dhe se me presidentin amerikan Donald Trump do të jetë ulur në bisedime deri në qershor. Të dy vendet po e shtyjnë Phenianin të heq dorë nga testet nukleare dhe zyrtarët reaguan pozitivisht në zhvillimin e fundit. "Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe Botën - përparim i madh!" –shkroi Trump pasi njoftimi u bërë publik nga Koreja e Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223