INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin kontrollon muzikën rep: Bazohet në seks, drogë dhe protesta, prandaj ne do të...

Putin kontrollon muzikën rep: Bazohet në seks, drogë dhe protesta, prandaj ne do të...

Publikuar më: 13:54 16-12-2018

Presidenti rus Vladimir Putin tashmë duket se do të ndërhyjë dhe në muzikë. Ai do të hartojë një plan për të kontrolluar muzikën RREP që është duke u kthyer në popullore nga të rinjve në vend.

Sipas AP, gjatë një takimi me këshilltarët e tij të kulturës të shtunën, Putin ka thënë se muzika rap është “bazuar në tre shtylla: seksin, drogën dhe protestën”.

Ai ka histori me protestat. Por deklaroi se problemi më i madh me këtë muzikë është tema e përdorimit apo abuzimit me drogën, duke u thënë këshilltarëve se të dëgjosh rap music është “rruga e degradimit të vendit”.

Komentet e tij u bënë pas një goditje të kohëve të fundit për muzikantët bashkëkohorë rusë. Muajin e kaluar, reperi Husky u arrestua pasi vuri në skenë një performancë të improvizuar dhe koncerti u mbyll në Krasnodar të Rusisë.

Videot e Huskyt janë parë nga mbi 6 milionë njerëz dhe lirikat e tij I drejtohen varfërisë, korrupsionit dhe dhunës policore. Kur u arrestua, reperi u tha fansave: do vazhdo të këndoj muzikën time, muzikën më të ndershme”. Huskyt iu dhanë fillimisht 12 ditë burg por më pas kjo u hodh poshtë nga gjykata dhe u lirua.

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902