INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin do të shtojë popullsinë, ja ç’premton për nënat e reja…

Putin do të shtojë popullsinë, ja ç’premton për nënat e reja…

Publikuar më: 11:43 21-02-2019

Presidenti rus, Vladimir Putin do të shtojë popullsinë. Ai ka premtuar përjashtime tatimore, lehtësi në huamarrje dhe para fizike, për të mbështetur familjet që do lindin më shumë fëmijë. Gjatë fjalimit të tij për gjendjen e shtetit, Putin prezantoi disa masa që do të përmirësojnë kushtet e jetesës.
Lideri rus tha se hapi i parë për të rritur të ardhurat është ulja e barrës tatimore.
Presidenti shtoi se do të heqë 5 metra katror sipërfaqe të tatueshme nga pronat rezidenciale, për çdo fëmijë që lind në një familje.
Pronësia e truallit në mbi 600 metra katrorë do të jetë gjithashtu e përjashtuar nga taksat. Familjet me 3+ fëmijë do të përfitojnë një pagesë prej 6.840 dollarë për të ulur kreditë hipotekore.
Ai mes të tjerash tha: “Nëse e shtojmë këtë shumë me fondin e përfitimit të lindjes, që mund të përdoret gjithashtu për të paguar kreditë hipotekore, vlera arrin në 13.700 dollarë dhe në shumë zona të Rusisë, kjo do të jetë një sasi e madhe për të përballuar kostot e jetesës. Parimi është i thjeshtë, bëj më shumë fëmije të paguash më pak taksa”.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879