INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i duhanit mund t’ju bëjë të shihni ''bardh e zi''

Konsumimi i duhanit mund t’ju bëjë të shihni ''bardh e zi''

Publikuar më: 11:37 21-02-2019

Konsumimi i të paktën një pakete duhan në ditë rrit shumë rrezikun e humbjes së aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe shenjat e ndryshme.

Një grup hulumtuesish nga Universiteti Rutgers në Shtetet e Bashkuara shqyrtoi 71 njerëz të shëndetshëm që kishin pirë më pak se 15 cigare gjatë gjithë jetës së tyre dhe 63 njerëz që pinin të paktën 20 cigare në ditë dhe nuk kishin dëshirë ta linin.
Pjesëmarrësit e studimit ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 45 vjeç me shikim normal ose të korrigjuar.
Studiuesit zbuluan se aftësia e duhanpirësve për të dalluar kontrastin dhe ngjyrat ra dukshëm në krahasim me joduhanpirësit, ndërkohë që kishte ndryshime të rëndësishme në aftësinë e tyre për të parë ngjyrën e kuqe dhe jeshile dhe blu e të verdhë.
Studimi zbuloi gjithashtu se nikotina në cigare, e cila është një neurotoksik kimik, ishte fajtori për humbjen e shikimit, duke dëmtuar enët e gjakut dhe neuronet në retinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215