INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Psikologët japin alarmin, fëmijët nuk duhet të kalojnë shumë kohë para ekraneve televizive sepse...

Psikologët japin alarmin, fëmijët nuk duhet të kalojnë shumë kohë para ekraneve televizive sepse...

Publikuar më: 21:06 24-01-2018

Hulumtuesit kanë thënë se fëmijët janë më të kënaqur me jetën nëse rrinë deri në 60 minuta para ekranit, por ajo ndryshon tërësisht nëse tejkalohet një orë.

Psikologët nga Universiteti i San Diegos kanë analizuar të dhënat e lumturisë të më shumë se gjysmë milioni të rinjve prej moshës 13 deri 18-vjeçare. Të dhënat u siguruan nga dy sondazhe të kryera që nga viti 1991.

Hulumtuesit gjetën një lidhje mes rritjes së kohës që kalohet para ekranit dhe rritjes së simptomave depresive.

“Kur pash fillimisht këto ndryshime në çështjet mendore, nuk isha i sigurt se çka po i shkakton ato”, ka thënë Jean Twenge, udhëheqëse e studimit.

Por këto hulumtues kanë pyetur të rinjtë edhe për kohën e tyre të lirë dhe mes viteve 2010-2015, të rinjtë kanë shtuar kohën e lirë para ekraneve e kanë lënë anash aktivitetet tjera. Edhe pse nuk mund të themi që përdorimi i telefonave  ka shkaktuar ndryshime në çështjet mendore, ky është padyshim ndryshimi më i madh në jetën e të rinjve.

Article Logic
Execution time: 0.0077950954437256
array(1) { ["section"]=> string(101) "psikologet-japin-alarmin-femijet-nuk-duhet-te-kalojne-shume-kohe-para-ekraneve-televizive-sepse-48454" }