INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pse të harxhosh lekë'/ Jo vetëm shapkat e famshme, Luana Vjollca vesh edhe rrobat e njëjta disa herë!

'Pse të harxhosh lekë'/ Jo vetëm shapkat e famshme, Luana Vjollca vesh edhe rrobat e njëjta disa herë!

Publikuar më: 23:33 21-01-2022

Luana Vjollca është nga femrat më të ndjekura shqiptare, e cila është frymëzim suksesi për shumë vajza të reja.

Krahas sukseve në televizion, muzikë e biznes, Luana njihet edhe për stilin unik dhe veshjet plot stil.

Momentalisht bukuroshja ndodhet në ishullin Mauritius në Afrikën Lindore nga ku poston vazhdimisht pamje për më shumë se 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo që bie në sy është se Luana ka me vete edhe në këtë udhëtim shapkat e saj të preferuara Philipp Plein, të cilat ishin bërë temë diskutimi kohë më parë pasi Luana ishte shfaqur disa herë me to.

 

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, ishte përgjigja e Luanës kur një ndjekëse i kishte propozuar të blinte një palë të reja.

Por jo vetëm shapkat Luana përkundër që njihet për veshjet e shtrenjta duket se nuk e ka problem t’i vesh të njëjtat disa herë.

Së fundmi bukuroshja publikoi një video me një fustan jeshil dhe rroba banjo të verdha, me të cilat është shfaqur edhe në pushime të tjera në të kaluarën dhe natyrisht nuk munguan shapkat.

Video Player
 
 
00:00
 
00:37
 
 

“Është më shumë se ok të veshësh të njëjtat gjëra disa herë, për sa kohë që e kryejnë funksionin pse të hargjosh lekë”, ka thënë Luana në një video të publikuar në story ndërsa ne kemi gjetur fotot e pushimeve të kaluara ku ylli shqiptar kishte të veshura rrobabanjot dhe fustanin e njëjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375