Einxhel Shkira, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ishin të nominuarit e kësaj jave.
Publiku votoi për konkurrentin që do të linte shtëpinë. Mes tre artistëve, u eliminua Beatrix.
Momenti që i bëri të gjithëve përshtypje ishte Einxhel me veprimin e saj, ku u përlot shumë edhe pse këtë javë ishte kundër çiftit dhe ironitë nuk kishin fund. Ajo e përlotur i tha Beatrix-ës se jashtë do jenë bashkë, duke i treguar se ka mbështetjen e saj!