INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genta Ismajli është bërë nënë, binjakët erdhën në jetë prej ditësh, këngëtarja fshehu lajmin!

Genta Ismajli është bërë nënë, binjakët erdhën në jetë prej ditësh, këngëtarja fshehu lajmin!

Publikuar më: 13:26 22-01-2022

Genta Ismajli është bërë nënë për herë të parë dhe kjo ka disa ditë që ka ndodhur.

Ajo dhe i dashuri i saj Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.

Një burim i afërt me këngëtaren, ka thënë për ‘Kohën’ së këngëtarja ka disa ditë që ka lindur, madje ajo është shumë mirë së bashku më binjakët e saj.

Ky burim gjithashtu thekson, së këngëtarja së bashku me Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg mediave, duke mos ekspozuar asgjë.

“Genta po mundohet t’i mbajt fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është tek kënga që ajo ka publiku, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.

Ndryshe këngëtarja sën fundmi ka publikuar një projekt të ri muzikor, i cili është xhiruar gjatë pritjes së ëmbël dhe përkundër shtatzënisë Genta u shfaq super energjike si gjithmonë edhe në këtë videoklip.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582