INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provokon vajza e ministrit shqiptar! Mos vallë sapo konfirmoi lidhjen me Romeo Veshaj?! Ja ç’bëri!

Provokon vajza e ministrit shqiptar! Mos vallë sapo konfirmoi lidhjen me Romeo Veshaj?! Ja ç’bëri!

Publikuar më: 18:30 21-02-2021

Ashtu siç kemi shkruar para shumë kohësh, marrëdhënia mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt ka përfunduar dhe këtë Shën Valentin u vërtetua më së miri. Jonida ishte ajo që deklaroi së fundmi se këtë vit, Shën Valentini e gjeti single, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos ka marrë fund.

Këngëtarja u rrëfye gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”, teksa e ftuara, Kleoniki Delijorgji, po i lexonte disa letra.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

Këngëtarja e tha fjalën e saj, ndërsa Romeo qëndroi i heshtur pas kësaj deklarate.

Tani mësohet se në fakt, aktori po shijon një romancë të re me një vajzë jo pak të njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit.

icon.jpeg

 

Vajza e ministrit të Mbrojtjes, Aleksia e ka trazuar rrjetin me foton më të fundit që ka publikuar në rrjetet e saj sociale.

Në Instastory, ajo ka publikuar foton me një djalë, fytyra e të cilit nuk është e dallueshme, vetëm një ditë pas publikimit të lajmit se ajo është në një marrëdhënie me Romeo Veshajn.

sffa.jpeg

 

Edhe pse fotoja është e paqartë, personi në të ka ngjashmëri me aktorin, por mesa duket dyshja ka vendosur që të mos e konfirmojnë ende lajmin. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371