INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ka detyruar të silleshin si të dashuruar, autorja e Përputhen 'demaskon' KEQ Andin dhe Tean: Ata dridhen kur…

I ka detyruar të silleshin si të dashuruar, autorja e Përputhen 'demaskon' KEQ Andin dhe Tean: Ata dridhen kur…

Publikuar më: 17:36 21-02-2021

Skandali më i përfolur i 'Përputhen' dhe trekëndëshi Andi -Tea -Beart, nxiti shumë debate të forta në program .

Në lidhje me këto debate, pak ditë më parë, në një intervistë për “Top Albania Radio” autorja e programit Olsa Muhameti u shpreh se kishte indikacione që ata njiheshin bashkë dhe se madje se kishte prova që Tea ka pasur disa pëlqime brenda “Për’puthen”.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, autorja është përballuar me një tjetër pyetje nga ndjekësit në lidhje me këtë skandal, teksa zhvilloi një mini-intervistë në InstaStory.

“Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët. Edhe çfarë kërcënimesh u bëj nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shihin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Ao kur i detyroj të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët (më vjen turp nga vetja)”, përgjigjet Olsa, duke thumbuar Andin dhe Tean.

 auto_151841910_136690534979781_9087731207258183466_n1613899007.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607