INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë “shumë fallco për ndjenjat që thua” në fotot me Jonidën, Romeo i kthehet fanses publikisht: Mos mendo…

I thonë “shumë fallco për ndjenjat që thua” në fotot me Jonidën, Romeo i kthehet fanses publikisht: Mos mendo…

Publikuar më: 12:30 27-08-2020

Jonida dhe Romeo janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar, të cilët nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Ata publikojnë shpesh foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, siç bëri dhe Romeo së fundmi. Mbrëmjen e djeshme ai publikoi disa foto ku shihej se i kishte përgatitur partneres një darkë romantike nën dritën e qirinjve. Dyshja kishin pozuar të buzëqeshur duke parë njëri-tjetrin.

Një ndër ndjekëset i ka cilësuar si shumë fallco fotografitë për ndjenjat e përshkruara nga Romeo. “Ndoshta ndjenjat janë ato që thua po fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im”, ka shkruar ajo.

“Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë”, ka replikuar Romeo.

-640-0-5f468eddcb72a.png

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668