INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si është raporti i saj me nënën e Romeos dhe çfarë  e acaron më shumë te aktori? Jonida Maliqi përgjigjet pa dorashka!

Si është raporti i saj me nënën e Romeos dhe çfarë e acaron më shumë te aktori? Jonida Maliqi përgjigjet pa dorashka!

Publikuar më: 18:15 27-07-2020

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë padyshim një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit. Që prej momentit që e bënë publike lidhjen e tyre, ata të dy i shohim gjithmonë bashkë me foto dhe video të këndshme në instagram. Në një intervistë të fundit për “Ora e Tiranës”, Jonida ka rrëfyer më shumë për raportin e saj me Romeon si dhe me prindërit e tij.

E pyetur nga gazetarja se si e ka raportin me vjehrrën, Jonida tha se ajo nuk është vjehra, pasi Jonida nuk ka unazë dhe Romeo është një shok i saj.

Gjithsesi ajo tha se me nënën e Romeos ka një raport shumë të mirë. Të dy prindërit e Romeos sipas saj janë të mrekullueshëm dhe se ajo ka një kimi shumë të mirë me ta.

Jonida rrëfeu gjithashtu se gjëja që e acaron më shumë tek Romeo është fakti që qëndron me orë të zgjatura në palestër dhe fatkeqësisht nuk mund të stërviten bashkë pasi nuk ju përputhen oraret.

Article Logic
Execution time: 0.0032281875610352