INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROVOKACIJA?! Për lojën e dobët të tyre, në Serbi fajësojnë gazetaret shqiptare: Magjepsëse e provokuese…[FOTO]

PROVOKACIJA?! Për lojën e dobët të tyre, në Serbi fajësojnë gazetaret shqiptare: Magjepsëse e provokuese…[FOTO]

Publikuar më: 14:34 27-08-2020

Dy ditë më parë u luajt nê kryeqytet ndeshja mes Tiranës dhe skuadrës serbe, Crna Zvezda, që u mbyll me fitoren minimale të kësaj të fundit. Mirëpo skuadra e Tiranës dominoi gjithë lojën dhe u përfaqësua denjësisht. Mediat serbe ia vënë ‘fajin’ moderatoreve shqiptare që skuadra e tyre nuk luajti mirë.

“Asnjë incident nuk u regjistrua në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e audiencës dhe organizatorët u siguruan që gjithçka në fushë të shkonte sa më mirë. Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret shqiptare, të cilat dogjën stendat e stadiumit në Tiranë”, thekson artikulli.

Gazeta “Kurir” shkruan gjithashtu se gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e lojtarëve në fushë. “Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, ne i kuptojmë plotësisht ato”, thuhet në artikull.

57ur8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441